Pos përdhunuesit të një 28-vjeçareje, Policia e Sarandës ka vënë në pranga dhe një të ri që ka rrahur nënën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin policor. /sarandacity.al/