Pasi nisi punën dhe si numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, njëherësh ministër i Rindërtimit, udhëtoi drejt Vlorës për të marrë detyrën e Gjiknurit deri dje, prezantuar nga ky i fundit dhe në rolin e ri të numrit dy të PS-së, si drejtues politik pra i Qarkut Vlorë, ku përfshihet dhe Saranda.
Pra, koka politike e mazhorancës në Jug, për katër vitet e ardhshme, do jetë, ndoshta për herë të parë, një njeri që nuk ka lidhje origjine me Jugun, siç paraardhësit e tij.
“Me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste ku prezantova Arben Ahmetajn si drejtuesin e ri politik të Qarkut të Vlorës.
Falenderim i përzemërt për punën e bërë sëbashku prej 5 vitesh dhe besimplotë se kjo energji pozitive dhe rezultatet konkrete do të vazhdojnë edhe më tej me Benin si drejtues politik”, shkroi Gjiknuri.
Arben Ahmetaj konsiderohet si ndër emrat më të fuqishëm të mazhorancës, të cilit Rama i ka besuar disa poste të larta. Rindërtimi pas tërmetit, një përvojë krejt e re, pa precedent të mëparshëm, është më kryesori që i është besuar Ahmetajt.
I paragjykuar në publik për hije korruptive, i zakonshëm në akuzat e rëndomta të opozitës, gjithsesi emri i tij nuk lidhet me ndonjë aferë konkrete abuzive.
Ajo për të cilën është përfolur për herë të parë dikur, ka qenë kompania private e telekomunikacionet “Hermes”, themelues i së cilës ka qenë, një zhvillim i mesviteve 2000, ose më saktë periudhës së fundit të qeverisjes “Nano”.
Arben Ahmetaj i përket pikërisht epokës “Nano”, ku interesant është fakti se nuk ka arsimim specifik për dikasteret që ka mbuluar, ato të ekonomisë dhe financave.
Ai ka mbarruar për gjuhë angleze por që ka shfaqur dhunti fillimisht në negociata me botën për aspekte ekonomike. Kjo ka bërë që karrierën në politikë ta nisë pikërisht në qeverisjen e PD-së pas ardhjes në pushtet të kësaj force në ’92-shin, ku atë kohë ka mbuluar sektorin e marrëdhënieve ekonomike me jashtë.
Tipari i tij, të cilin Rama ia pëlqen, është: njeri që di ta mbarojë një punë, kur dhe si duhet. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?