Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Të lësh Athinën për vendlindjen: Dr. Dhimitri, një shembull për shqiptarë e minoritarë

by PorositWeb
22 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Linda në një fshat të vogël e të bukur. Fshati i babait tim. Aty zura mullën e dashurisë për atë vend ku linda. Pastaj prindërit e mi emigruan. Në Athinë u arsimova dhe mbarova shkollën e lartë për fizioterapist. Por malli, dashuria për vendin ku linda asnjëherë nuk m’u shua. Përkundrazi, si një eshkë digjte ngadalë. Aty më kishe. Te gjyshi im i mirë. Në bukurinë e fshatit tim të lindjes, Velahovës, që kishte zenë një vend të veçantë .Në veshin tim tingëllonte kudo që vija, Athinë e në vende të tjera ku bëja spacializime, fjalët e gjyshit tim ‘Guri rëndon më shumë, nipi im, në vendin tënd’’’.

Kështu e nis rrëfimin fizioteratipisti i njohur në Sarandë, Dhimitër Boli

Nuk e mendoi gjatë Dhimitri. E la Athinën dhe ngriti poliklinikën e tij në Sarandë. E mbështetën prindërit, që megjithse jetojnë e punojnë në Athinë, janë pranë shqetësimeve dhe sukseseve të djalit të tyre.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dhe nuk ishte i lehtë vendimi i këtij të riu të sapodiplomuar me disa specializime, të niste punën e veshtirë të fizioterapistit këtu, në vendin e tij.

“Brenda vështirësive është e bukura e jetës, lumturia, ideali për të cilin lufton. S’ka lumturi, s’ka emocion më të fuqishëm, s’ka kënaqësi më të madhe kur të vjen një i sëmurë që s’ngrihet dot në këmbë, të shikon me ato sy të përvuajtur, pasi ka humbur gëzimin e jetës dhe pret që fillin e jetës ta ngjitesh ti, ta ngresh në këmbë, t’i falesh ëndrrën për jetën.

Me të tilla raste fillova të përballesha. Isha i ri, pa përvojë, dhe emocionet, ankthi ishin të fuqishme’’, sjell ndërmend ai rastin e parë tepër të vështirë.

“Në krevatin e poliklinikës rrinte i shtrirë një mesoburrë i paralizuar nga Konispoli. E shikoja i hutuar. Ankthi më pushtoi fund e krye dhe djersë të ftohta më kullonin.

Sytë e tij më shikonin pak mosbesues. ‘Pse, ky çunak do të më bëj mirë..Bah..’

U përmenda. Duhet të bëja punën time. U rashë telefonave, pyeta kolegë të mi. Hapa dispensa, revista..Sikleti ishte i madh. Para meje një mesoburrë i shtrirë që nuk mund të ngrihej. Sytë e tij qe më luteshin..Natën nuk më zinte gjumi. Së bashku me pacientin duhet të luftonin të dy. Duhet ta bindja të luftonim të dy. Shenjat e para nuk u vonuan. Më dhanë shpresë, guxim e entuziazëm. Bashkë më mua edhe pacientit. Vazhduam më me ngulm. Dhe erdhi çasti fatlum. Pacienti filloi të hedh këmbët e para. Gëzim dhe emocione të  papërshkruara. Tani jemi bashkë në çdo gëzim familjar të tij, jam bërë pjesë e gëzimit të tij.’’

Raste të tilla filluan tanitë mbushin jetën e përditshme të Dhimitrit. Ato i japin kuptim. Tashmë ka krijuar përvojë dhe bashkëpunimi me spitalet e Janinës, të Tiranës, Gjirokastrës, Filatit, ta cilat po i japin besim në endrrën e tij për t’u sjellë shpresën dhe gëzimin njerëzve në nevojë.

Dhimitri nuk ngelet në profesionin e tij human që po punon me pasion. Ai “magnet” që e tërhoqi nga Athina, dashuria për vendin ku ka parë për herë të parë diellin, po buit si një lastar në pranverë. Fshatin e gjyshit e ka në zemër dhe e viziton, investon, kujdeset, prezent gjithmonë në gëzime e halle e çdo aktivitet. Dora e tij nuk është vetëm “magjike” për pacientët e tij por edhe për natyrën, bllokun e ullinjve që ka ngritur me tërë përkujdesje në Rumanxa, fshatin e nënës së tij. Gjen edhe pak kohë të lirë të vë dorën edhe te bimët. Se  e do fshatin, natyrën.

Mos harrojmë se Dhimitri është mjaft aktiv edhe në problemet sociale qe ka komuniteti i Minoritetit. Jep opinione, mbështet të rinjtë e tjerë, prezent në evenimente që zhvillohen në këtë komunitet

Nuk e pengoi gjuha të krijojë marrëdhënie aq të mira  me njerezit. Nuk e pengoi Athina dhe shkollimi jashtë vendit, të dashurojë vendlindjen dhe t’i përkushtohet asaj. Nuk e pëngoi frika dhe mosbesimi për të nesërmen që të krijojë familjen me dy pëllumba në dashurinë me vajzën që i rrëmbeu zemrën.

Ka nevojë vendi ynë për Dhimitra të tillë…

Shkruar Nga Panajot Boli – /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Iku Gjiknuri, mirësevjen Arben Ahmetaj: ç’e dallon shefin e ri socialist të Jugut

Next Post

Përkujtimore: Mirash Ivanaj, pse ky shqiptar do çohej në Hagë nga Minoriteti

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 3

  1. fun88 says:
    2 muaj ago

    353431 643987Interested in start up a online business on line denotes revealing your service also providers not only to humans within your town, nevertheless , to numerous future prospects which are cyberspace on numerous occasions. pays day-to-day 393332

  2. Resmi web sitesi says:
    2 muaj ago

    753755 285444I was examining some of your content on this internet site and I believe this site is rattling instructive! Maintain putting up. 331470

  3. r6 hacks free says:
    2 muaj ago

    995978 382661There is noticeably a bundle to realize about this. I assume you made various nice points in attributes also. 674039

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.