Tre emrat që do përfaqësojnë Sarandën si deputetë në parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, dy nga opozita e një nga mazhoranca, morrën dhe pozita në komisionet parlamentare të krijuara së fundi.
Kështu, bën çudi fakti se Anila Denaj nuk do jetë te komisioni i Ekonomisë. Së bashku me kolegun Niko Kuri, të dy janë në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Ndërsa Ina Zhupa nga opozita, do jetë në komisionin e Edukimit dhe Medias. /sarandacity.al/