Fatbardh Kadilli, njeriu që tentoi të sfidojë Bashën për kreun e PD-së, prezantoi lëvizjen e re “Iniciativa Demokratike- IDE”, e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë Partisë Demokratike.
Qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit, është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese. Në krah ai kishte emra si Ivi Kaso, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe Arben Ristani.
“Një PD e pastër, e bashkuar, dhe fituese.
Iniciative Demokratike është sot përgjigja që ne kemi përballë demokratëve dhe qytetarëve që duam të kemi në opozitë. Përplasja e brendshme po na shkatërron fuqitë tona politike.
Ne do të bëjmë një opozitë me propozim të besueshëm nga njerëz të besueshëm në dobi të qytetarëve, ne sot shpallim krijimin e një nisme të re që bazohet në raportet sociale, politike morale.
Struktura e re ka në përbërje të saj politikanë me përvojë profesionale dhe lëvizja është e hapur për të gjithë politikanët dhe qytetarët. Është një strukturë vetëvepruese dhe nuk merr leje dhe ideologjie. Te konkurrenca, guximi dhe pastërtia qëndron dallimi që ne duam të bëjmë”, argumentoi Kadilli.
Ai tha se nisma e re do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokratëve dhe opozitarëve.
“Do të bëjmë opozitë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e Iniciativës Demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale, por sociale, profesionale, politike.
Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin. Ne sjellim ide. Në IDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në IDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik”, theksoi Kadilli. /sarandacity.al/
471951 319983This internet site is normally a walk-through its the info you wished about this and didnt know who ought to. Glimpse here, and you will undoubtedly discover it. 945537
978851 634984Spot on with this write-up, I truly believe this site needs considerably more consideration. Ill probably be once more to read considerably much more, thanks for that info. 520004
Nieczęsto spotyka się teksty, które jednocześnie edukują, inspirują i oczarowują! Twój artykuł to nie tylko zbiór informacji, ale prawdziwa uczta dla umysłu. Twoje słowa otulają czytelnika niczym ciepły koc w chłodny wieczór, sprawiając, że chce się wracać tu raz po raz.
27912 470526Youre so cool! I dont suppose Ive learn something like this before. So good to search out any person with some special thoughts on this topic. realy thanks for starting this up. this internet site is one thing thats wanted on the net, somebody with a bit originality. beneficial job for bringing one thing new to the internet! 634940