Aldi Rama, 21-vjeçari problematik që qëlloi dhe i morri jetën efektivit policor Saimir Hoxha, ngjarja e ndodhur në Vain të Lezhës, nuk ia ka dalë dot.
Ai ka ndërruar jetë në kushte spitalore, pasi kishte qëlluar veten me një plumb në qafë.
Versioni zyrtar është ai i një vetëvrasjeje në përpjekje për të mos rënë në duart e Policisë pas orëve rrethim, por sipas gazetarit Artan Hoxha, mundet të ketë qenë dhe një shkrepje aksidentale e pistoletës.
Kështu, ai nuk do mund të gjykohet dot për një ndër ekzekutimet më të rënda kundrejt një uniforme policie, ndodhur në rrethana jo të nxehta përplasjeje rend – krim.
Tashmë në gjykim do jenë personat që gjendeshin me 21-vjeçarin në automjetin prej nga u qëllua. /sarandacity.al/