Në “Foltoren” e radhës, në Durrës, Berisha pati një krah aktivisten shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e konsideruar konspirativisht dhe si agjente greke, nga fakti se ka dhe mbiemër grek – Angelakis – e cila është një kundërshtare e flaktë e Bashës dhe ithtare e Berishës.
Sipas saj, ka një arsye te errët se pse Berisha u largua nga Basha.
Referuar një lobimi me para ruse në SHBA, Kokalari – tha se “Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga grupi parlamentar Sali Berishën”.
Nga ana tjetër, Berisha, pasi konsumoi akuzat e njohura tashmë se pas “non grata”-s është Sorosi, iu vërtit po si zakonisht Bashë.
“Dështoi në çdo nismë të marrë nga viti 2013 deri më sot. Dështoi, dhe për këtë dështim, përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timon e PD. Unë kam pjesën time të pamohueshme të fajit. Dhe unë jam këtu për t’u kërkuar ndjesë”, tha ai. /sarandacity.al/