Efektivi i ekzekutuar Saimir Hoxha u shpall këtë mëngjes “Dëshmor i Atdheut”, duke u vendosur si yll te memoriali i kolegëve të vrarë si ai ndër vite.
Rama tha se humbja e tij në krye të detyrës është një tragjedi, duke shtuar se familja dhe fëmijët e të ndjerit Saimir Hoxha do të kenë vazhdimisht mbështetjen e shtetit.
Humbja e jetën në krye të detyrës është vërtetë një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqëve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi.
Sot ne jemi këtu për të vendosur yllin e Saimirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve të trupave të rendit dhe sigurisë.
Është një kohë e gjatë qëkur është vendosur ylli i mëparshëm. Dhe në një kuptim është një lehtësim, sepse në këto vite numri i rasteve tragjike është më pak sesa gishtat e një dore.
Statistikat nuk kanë rëndësi sepse një jetë vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet”, tha Rama ndër të tjetra. /sarandacity.al/