Deputetja e Sarandës Anila Denaj e ka shpëndarë me statusin e “lajmit të mirë” atë që sipas shifrave, ekonomia shqiptare ka patur rritje 3-mujorin e dytë të vitit, duke qenë se është drejtuar pikërisht prej saj.
“Ekonomia shqiptare performancë pozitive edhe në 3-mujorin e dytë të 2021, me rritje rreth 18%.
Masat që ndërmorëm, mbështetja ndaj biznesit dhe sektorëve prioritarë, menaxhimi i pandemisë dhe investimet publike në rritje zbutën efektet negative dhe shmangën çdo skenar pesimist që ne parashikuam.
Shifrat në rritje konfirmojnë se perspektiva e ekonomisë është optimiste dhe do të çojnë në më shumë mirëqenie për qytetarët”, shkruan Denaj. /sarandacity.al/