Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Kakavijës, pasi i është gjetur në makin një sasi e madhe kanabisi.
Fjala është Flavio Goxhon, 25-vjeç, nga Gjirokastra.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, bazuar në informacionet në rrugë operative dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Volvo” që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Por jo vetëm kaq. Duket se kjo pikë doganore është bërë dhe vendtrafik zakonshëm kabanisi, pasi siç raportohet nga Policia, “në djalje të RSH, pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Alfa Romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L. dhe K. K. (të tre shtetas gjermanë).
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”. /sarandacity.al/
198022 945755Do you wear boxers or biefs? I wana bui em. 286613
668129 351159Most valuable human beings toasts need to amuse and present give about the couple. Beginner audio systems previous to obnoxious throngs would be wise to remember often the valuable signal utilizing grow to be, which is to be an individuals home. best man speech examples 16363