Njihej si “Kel Déjà vu”-ja 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Athinë, në lokalin e tij me emrin “Déjà vu”, madje duke ngrënë darkë.
Keli, mbiemri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte me origjinë nga Tepelena dhe kishte vite që jetonte në Greqi.
Sipas dëshmive, autori e qëlloi viktimën të paktën gjashtë herë.
39-vjeçari shqiptar mori plumba në kokë dhe bark, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas mediave greke, Keli ishte arrestuar më parë për trafik droge.
Thuhet ndërkohë se ai nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet me Shqipërinë e madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare. /sarandacity.al/