Flitet se dy deputetë të majtë të Parlamentit të Shqipërisë do të shpallen së shpejti “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit”.
Albanian Post pretendon se i posedon si emra por që nuk mund t’i bëjë me dije për arsye sigurie.
Ky vendim i DASH vjen pas paralajmërimit të zëvendësndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.
Kujtojmë se në Shqipëri janë shpallur “non grata” nga SHBA disa figura të rëndësishme të politikës si Sali Berisha, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.
Ndërkohë, i pari që është ndëshkuar me “non grata” ka qenë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion. /sarandacity.al/