Një shaka ministrore ka shoqëruar përfoljet pët shkarkimin e delvinjotit Ardi Veliu si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Në mbledhjen e komisionit parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi, ky i fundit e kreun e Rendit nëse shkarkimi i Veliut ka ndonjë gjë të vërtetë. Përgjigja nga Çuçi qe: “Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili”.
Ishte kjo një batutë e thënë me humor nga eprori për vartësin.
Kujtojmë se javë më parë, kryeministri Rama i vuri 100 ditë afat drejtuesve të polici që e gjithë struktura të futej në shina.
“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër.
Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.
Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë.
Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha i pari i qeverisë.
Dead Line prej 100 ditësh po afron dhe Kryepolici shqiptar nga Fushë Vërria është pikërisht para këtij provimi të vështirë. /sarandacity.al/