Tre arrestimet e fundit nga Policia e Sarandës bashkohen në një pikë, te trafiku narkotik.
Dy prej tyre, nga Konispoli, e kishin marrë më parë dënimin, siç sqarohet në komunikatën e Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasit Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 25.09.2020 (lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotikeve’ kryer në bashkëpunim”.
Ndërsa rasti tjetër ka dhe posedimin e armëve të ftohta në akuzë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik”. /sarandacity.al/