Në “Foltoren” e radhës, në Gjirokastër, ish-kryeministri akuzoi birin e tij politik për injorim vote në PD.
‘Pas 30 vitesh, ky peng na thotë se skemi punë me votën se them unë dhe Partia Demokratike sipas tij nuk ka forume, antarësi, statut nuk ka vota.
Faktikisht ky mendon apo urdhërohet të ekzekutojë pluralizmin, por kjo kurrë nuk do të ndodhë.
Ore zotëri, mund të propozosh çfarëdo, por vendimi dhe mendimi jot është zero nëqoftëse nuk kalon në votën e forumeve të partisë dhe të antarësisë”, tha Berisha.
Ndërkohë, krah tij para takimit ishte ish-ministri minoritar Spiro Ksera, i vetmi i dënuar për korrupsion pas largimit nga pushteti nga nivelet e larta qeverisëse. /sarandacity.al/