Ishte viti 1974 ku shkolla 8-vjeçare e Dhrovjanit shkëlqeu. Dhe kjo falë drejtorit të saj, mësuesit të talentuar të bio-kimisë por edhe me një kontribut të madh si inspektor në seksionin e Arsimit të Sarandës, Gligor Dhrosos.
Përvoja e kësaj shkolle u bë shembull edhe për shkollat e tjera të rrethit mes seminareve dhe promovimit jo vetëm nga Kabineti Pedagogjik i Rrethit, por edhe nga Ministria e Arsimit.
Stafi pedagogjik, prindërit, nxënësit, falë një bashkëpunimi të mirë, kishin krijuar kushte me një mensë, vetëm për drekë për nxënësit, të studionin në shkollë, të kryenin aktivitete të larmishme pasdite, gjë që dha rezutltate pozitve në cilësinë e mësimeve të përvetësuara, por edhe një edukim sa më të mirë.
Gjatë pushimeve të verës, nxënësit mblidhnin bimë mjekësore, sidomos sherbelën, dhe i konvertonin me ushqimin e drekës në mensë. Mbështetje për ta edhe pushteti vendor.
Kjo përvojë gjeti jehonë në shtypin e kohës dhe drejtor Gligori mirrte meritat. Por ky shkëlqim nuk do të zgjaste shumë për të. Jo se nuk i takonte. Ishte një nga mësuesit më të spikatur, edhe nga ana profesionale si mësues bio-kimie, si dhe në aftësi organizative, erudite, metodist dhe njohës mjaft i mirë i pedagogjisë. Por partia rrinte vigjilent…Gligori me kolegët menduan dhe kërkuan leje nga “lart” të festonin 200-vjetorin e kësaj shkolle. 200 vjet përpara, 1774, kish vajtur në Dhrovjan vetë Shën Kozmai.
Mblodhi banorët dhe u foli se vetëm shkolla, dija, do ta çojë përpara shoqërinë. Sensibilizim ishte i madh dhe preku dhrovjanitët. U çuan gratë dhe nuset e reja, hoqën varëset, stolitë e shtrenjta dhe i varën në një goricë, aty ku ishulur Seh-Kozmai që u fliste. Me ato dhe bamirësitë e tjera hapen shkollën në 1774. Dhe ajo shkollë dhrovjanite nxorri qindra personalite që ndritën në gjithë botën.
Kjo është histori tjetër për plejadën e personaliteteve dhrovjanite.
Dhe ata “lart” fillimisht e aprovuan. Por brenda një nate u kthye gjithçka përmbys. I ranë hilesë dhe ngriten kerbaçin, i cili ra mbi të parin, drejtorin Dhroso. Gligor Dhroson e priste qelia e burgut. Prapë partia tregoi “mëshirë” dhe e dërgoi si dënim në Livinë.
Megjithë moshë e kaluar, rrugën e gjatë, edhe këtu Gligori tregoi se ishte një figurë intelektuale dhe një edukator i shkëlqyer.
Shkruar nga Panajot Boli – /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?