Duke ia dorëzuar detyrën pasardhësit Gledis Nano, Ardi Veliu veçoi atë se për ç’ndihej krenar në katër vitet e drejtimit të Policisë së Shtetit.
“Arritëm të menaxhonim qindra tubime, që në momente të caktuara u bënë të dhunshme, duke lënduar dhjetëra efektivëve të policisë. Arritëm që të menaxhonim gjithë situatën e pandemisë, jam krenar për atë që ju dhe unë kemi bërë.
Para se të dorëzoj detyrën dua të falënderoj kryeministrin e vendit tim, i cili që nga dita e parë më ka mbështetur për të bërë këtë detyrë sa më mirë”, tha Veliu, i cili më pas përcolli një mesazh me nëntekst të fuqishëm në lidhje me kanabisin, duke u mbrojtur me rritjen e çmimit në treg.
“Falënderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë, sepse Policia e Shtetit sot është shumë më mirë se dje. Pavarësisht se të verbuarit nga njëzetfishimi i çmimit të kanabisit në vend apo të shurdhuar nga 1 ton kanabis të bllokuar nga ju të nderuar kolegë, hedhin baltë mbi Policinë e Shtetit”, ishin fjalët e atij që prej sot është një ish-Kryepolic. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?