Kryeministri Rama e nisi ditën këtë të premte duke i’u përgjigjur qytetarëve në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizës energjitike.
Sipas tij, çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale, ndërkohë që shtoi se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.
“Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtar. Rreth 600 mijë ton janë nënproduktet që vijnë nga importi. Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.
Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit.
Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe oferta, jo qeveria. Vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri”, tha Rama.
Ai shtoi se para 8 vitesh, kur PS erdhi në pushtet çmimi i naftës ka qenë më i lartë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KEuyi_3gLtI
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?