Anila Denaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e Qarkut Vlorë, posaçërisht për zonën e Sarandës, ka qenë sot “rrugicë më rrugicë” me banorë të Ksamilit.
Adrian Gurma, kryetari i Bashkisë Sarandë ka qenë i pranishëm në takimin që z.Denaj ka bërë sot me ata që do jenë votues më 25 prill
Anila Denaj ka premtuar shërbime më të mira publike dhe rritje të mirëqënies dhe ka njoftuar rikonstruktimin e rrugës “Baba Sherifi”.
Ajo është ndalur në një prej familjeve të këtij qyteti, në atë Skënderi ku siç u shprehet z.Denaj, është një familje mikpritëse e dashamirëse si të gjithë ksamiljotët. /tesheshi.com/