Një faqe e dedikuar për aktorët shqiotarë, ata të tradiës më të mirë kinemtografike të krijuar në ish-Konistudion e kohës së komunizmit, i ka kushtuar një shkrim fillimeve të Luiza Xhuvanit (me mbiemrin e vajzërisë Papathanasi), emri më i spikatur që ka nxjerrë Saranda në aktrim.
Ditët e fundit, iu kushtua një shkrim pikërisht asaj që krahas aktrimit do kishte dhe një përvojë të shkurtër politike si deputete e Sarandës, vetëlarguar për shkak të një konteksti të dhimbshëm familjar.
Nën titullin “Sakrifica e Luiza Xhuvanit për të qenë pjesë filmin ‘Dhe vjen një ditë’, shkrimi nis:
“I pyetur nga Jean Louis Perrier se përse zgjodhi veprën e Viktor Hygoit, ‘Lukrecia Borxhia’, për ta vënë në skenën e Teatrit Kombëtar Shqiptar, regjisori francez Eric Vigner ishte i prerë: ‘Aktorja Luiza Xhuvani!’.
Sa i përket filmit “Dhe vjen një ditë”, ku ajo luante një vajzë fshati me profesion infermiere, e dashuruar pas bashkëfshatarit hundëpërpjetë Llano Bleta dhe e braktisur prej tij, ajo rrëfen:
“Ishte një fat i madh për mua që mora pjesë në këtë film. Edhe pse një personazh i vogël, ishte i ndërtuar shumë mirë dhe më jepte mundësinë të shpërfaqesha. Ishte fat, por edhe këmbëngulja ime. Kërkova leje nga shkolla për të qenë në xhirime. Ishte e pamundur që të më lejonin, prandaj kërkova raport. E njihja Gjergjin, ishim të lidhur atëherë dhe falë tij e miqve të tij siguruam një raport dyjavor.
Kemi xhiruar në kushte shumë të vështira, në Dardhë të Korçës. Isha nën kujdesin e veçantë të aktores Liza Laska. Edhe Birçe Hasko me Robert Ndrenikën më mbështetën shumë, sigurisht që e dinin mënyrën si kisha shkuar aty”.
Por Luiza Xhuvani e quan me fat që arriti të kapte kinemanë, pasi, siç thotë ajo, në Sarandë u punua shumë që ajo të mbetej aty, në qytetin e saj, pa bërë përpjetë. Kjo, duke i marrë për bazë biografinë me njollë.
“Rrugën drejt kinemasë e kisha pothuajse të mbyllur. Të devotshmit nga Saranda nuk harronin të kujtonin atje ku duhej për biografinë time.
I mbarova studimet me nota maksimale, por nuk më mbajtën në Teatrin Popullor, përfundova në Sarandë. Punoja paralel edhe me film, edhe me Estradën e qytetit”. /sarandacity.al/
28381 754190What cell telephone browser is this web site page optimized for Internet explorer? 46339
472896 440132You created some respectable points there. I looked on the internet for the concern and identified a lot of people will go along with along with your website. 541762
140650 640088Wow genuinely glad i came across your internet website, i??ll be positive to check out back now i??ve bookmarked it??. 591404
819860 709723This Los angeles Weight Loss diet happens to be an low and flexible going on a diet application meant for generally trying to drop the weight as well within the have a a lot healthier lifetime. shed weight 167896
473278 895324fantastic post. Neer knew this, thanks for letting me know. 537560