Deputetja Anila Denaj ka patur një takim me studentë të Filialit Universitar Sarandë, ku më kryesorja, i ka nxitur ata drejt vaksinimit.
“Me studentët e Filialit UT Sarandë ku vijon vaksinimi për të bërë të mundur kthimin e sigurt në auditoret e universitetit, për të mbrojtur veten dhe për të mos rrezikuar të tjerët.
Ndamë gjithashtu së bashku mendimet për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
Objektivi përmes programit të ri të qeverisë është të orientojmë të rinjtë sipas nevojave të tregut të punës dhe zhvillimit të teknologjisë”, shkruan Denaj.
Kujtojmë se niveli i vaksinimit të studentëve në Sarandë, të filialit të këtushëm, është 40 përqind. /sarandacity.al/