Kënga e njohur e Ylli Bakës, me vargjet “Në një stan atje në lug… hedhin valle tre hajdutë”, mund të thuhet se është bërë realitet në Selenicë të Vlorës, pra në Labëri, ku është marrë si motiv e realizuar si fabul.
Pos kësaj, ajo çfarë ka ndodhur ka patur si kryefjalë kanabisin dhe jo ndonjë bagëti, siç është në videoklipin e këngës.
Pikërisht, në një stan në Selenicë, tre hajdutë janë përleshur me babë e bir, duke i lënë ata të plagosur me thikë.
Policia njofton se 3 persona të paidentifikuar që dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, janë diktuar nga babai dhe djali, përkatësisht Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.
Gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës nga Policia janë konstatuar të kultivuara 180 bimë narkotike, që dyshohet se dyshohet se u përkisnin dy të lënduarve. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.
Gjatë kontrollit të banesës atyre ju janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri automatik dhe pushkë, ndërsa vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. /sarandacity.al/