Kryeministri Rama beson se turizmi po shndërrohet në ambasadorin më të mirë të Shqipërisë pas një imazhi disavjeçar jopozitiv mbi vendin tonë.
Këtë ia tha ai një mediaje spanjolle gjatë një interviste.
“Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me një informacion që ende nuk është fluid, i rrjedhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj.
Sigurisht që duhet të përparojmë më tej me reformat tona për modernizim, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me fuqizimin institucional dhe, në fund të fundit, të shkojmë drejt një mjedisi më të mirë ekonomik dhe social rajonal, por këto janë sfidat e vendeve që janë në rrugëtim e sipër”, argumentoi i pari i qeverisë.
Ironia është se një ndër incidentet e viteve të fundit më sfond turizmin, ai me protagonist Mihal Kokëdhimën, pati në qendër pikërisht turistë spanjollë.
Këta të fundit, një familje e pasur, u ndoqën nga Kokëdhima në një mënyrë hollivudiane, nën pretendimin se në restorantin e tij, ata porositën ushqim por nuk hëngrën. /sarandacity.al/
943139 327075so facebook recommended me the pages food and eating ,,, yeah Im obese|HasmAttack| 169071
629047 465993A great clear cut answer and an excellent concept. But how do I post any function on this internet site is an additional question. The Foureyed Poet. 642784
52584 305397We stumbled over here coming from a different internet page and thought I might check things out. I like what I see so now im following you. Appear forward to exploring your web page but again. 555887