Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri një i dënuar si këndej e si andej kufirit, ku në dosjen e tij kriminale veçon grabitja me armë e një banke në Greqi. Fjala është për 44-vjeçarin Afrim Kocaqi.
Sipas njoftimit të Interpol Tirana, “ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.
“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.
Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.
Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .
Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga nga autoritetet tona gjyqësore”. /sarandacity.al/
986910 747331when i was a kid, i really like to receive an assortment of birthday presents like teddy bears and mechanical toys, 669982
885162 665213I like this weblog its a master peace ! Glad I detected this on google . 522212
721753 894711A person necessarily lend a hand to make severely posts Id state. This is the very first time I frequented your internet page and to this point? I surprised with the analysis you produced to make this particular submit extraordinary. Magnificent procedure! 940280