Kjo mund të konsiderohet dhe si “fotoja e mbrëmjes” nga përballja Hungari – Shqipëri, ku për të dytën herë, nga e njëjta këmbë, ajo e Brojës, afërsisht në të njëjtin moment loje, drejt fundit, pasaradhësit e Pushkashit të famshëm mposhten nga kuqezinjtë.
E ndërsa anglo-shqiptari Broja feston, një lojtar kundërshtar ka rënë në tokë nën peshën e një dëshpërimi të thellë.
Sepse është vërtet brengosëse kjo koinçidencë.
Tjetra: Broja është i dyti Armando pas Sadikut që po shkëlqen si golashënues rezultativ i sulmit kuqezi. Por ama nuk janë të dy bashkë. Nëse do qenë, do ishte diçka e rrallë. /sarandacity.al/