Ato janë një grup shoqesh plot energji, të cilat kanë vendosur të sfidojnë moshën me dinamikë jetësore e shoqëri aktive.
Ato janë një model për shoqërinë srandiote mbi mënyrën se si e jetojnë të tashmen, pa ju dorëzuar jetës sendetare apo me ankesa çdo çast e për çdo gjë; ata thjeshtë shijojnë në maksimum jetën, me çdo të mirë të saj, duke nisur që nga deti e duke përfunduar te vetëvetja e tyre, ajo çfarë kanë në zemër.
Në zemër kanë dashurinë për njëra tjetrën, përmes së cilës kanë pasuruar ditën dhe jetën e tyre.
Rezultati nuk është pak; mes të tjerash gazmende të tyre, është dhe ajo që lahen edhe në vjeshtë, ose akoma pa ikur dimri, e nganjëherë dhe në dimër.
Me humor, vetëquhen “grupi shurupi”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/C5Asy1xyEYo