Klaudio Budo nga Çuka, një i ri me pecedentë, u plagos me armë zjarri nga policia greke ditën e premte në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ndjekjes dhe shkëmbimit të zjarrit mes 35-vjeçarit dhe policisë. Përpos Budos, i plagosur mbeti edhe një efektiv i policisë.
Gjithçka ndodhi pasi sarandioti i vodhi automjetin një gruaje. Policia u vendos në lëvizje me i bëri shenjë të ndalonte pasi e pikasi ku gjendej dhe nga po lëvizte.
Budo jo vetëm që refuzoi që t’i bindej urdhrit për të ndaluar, por hapi zjarr duke qëlluar në drejtim të policisë, që e ndoqi për disa metra me motor duke e rrethuar. /sarandacity.al/