Media greke ka publikuar pjesë të dosjes së vdekjes së minoritarit Konstantinos Katsifas, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.
Pak ditë më parë kjo çështje shkaktoi një zhurmë në Tiranë dhe Athinë, pasi prokuroria e Gjirokastrës kërkoi pushimin e çështjes duke e cilësuar vetëvrasje, por gjykata e ktheu pas dosjen.
Por çfarë përmban dosja e prokurorit që arriti në konkluzionin që Konstantinos Katsifas nuk u vra nga efektivët e RENEA-s por u vetëvra?
Protothema ka arritur që të sigurojë dosjen dhe shkruan: “shihni pikat që thyhen pretendimet e pabaza dhe përpjekja e autoriteteve shqiptare për të paraqitur vdekjen e minoritarit si vetëvrasje”.
Çfarë pohojnë ekzaminuesit mjekësorë shqiptarë dhe çfarë thotë kolegu i tyre grek që pa trupin e Katsifas?
“Dy plagë depërtuese në gjoks u gjetën në trupin e viktimës. Vrimat e hyrjes së predhës janë të vendosura në pjesën e përparme të anës së majtë të gjoksit, ndërsa vrimat e daljes janë në anën e pasme të majtë të gjoksit. Plaga e parë është në mes të gjoksit pak në të majtë, në lartësinë e brinjëve të 5 -të dhe të 6 -të, është pothuajse e rrumbullakët me dimensione 2X2 cm.
Plaga e dytë ndodhet 7 cm në të majtë me përmasa 1X1 cm në formë ovale. Plagët depërtuese u shkaktuan nga më shumë se një goditje nga një armë zjarri. Drejtimi i kalimit të predhave në trup është nga përpara në pjesën e prapme dhe pothuajse horizontale.
U bë një ekzaminim i brendshëm ku u gjetën plagët në zemër dhe lëndime të tjera. Në kuadrin e hetimeve, u krye një ekzaminim mjeko -ligjor shtesë.
Drejtimi i kalimit të predhës në trup në lidhje me plagën e vendosur në mes të gjoksit është nga përpara në pjesën e pasme, pak nga poshtë lart dhe pak nga e djathta në të majtë”, thuhet në dosje.
Por çfarë mendon eksperti?
“Plaga me puqtje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta”, shprehet ai në dosje.
“Por të dhënat e lartpërmendura nuk mund të çojnë në versionin e vetëvrasjes pasi të dhënat kryesore mungojnë”, shkruan gazeta greke.
Ekzaminuesi mjekësor grek Elias Vougiouklakis, i cili e pa trupin e Katsifas pas ngjarjes, ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo me vetëvrasje.
Avokati Konstantinos Giovanopoulos, së bashku me ekzaminuesin mjekësor Vougiouklakis, e përshkruan si “tallje” përpjekjen për ta paraqitur vdekjen e tij si vetëvrasje. Ai këmbëngul në qëndrimin e tij fillestar se 35-vjeçari u qëllua nga distanca e afërt me dy goditje të njëpasnjëshme.
Gazeta greke shkruan më tej se RENEA pretendon se kishte formuar një gardh rreth Katsifas, 100-200 m në kodrën që ishte vendosur dhe se ai vazhdoi të qëllonte pavarësisht thirrjeve për dorëzim.
“Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, intensiteti i të shtënave nga shtetasi Konstantinos Katsifas u rrit dhe në këto kushte Njësisë Speciale u përgjigj duke përdorur armët e zjarrit si mjetin e fundit për të ndaluar sulmuesin.
Duke përfunduar: si rezultat i veprimeve të policisë së Njësisë Speciale, ai ndaloi të shtënat dhe veprimet që rrezikuan jetën e policisë dhe u shtri në tokë. Këtu nuk flitet për vetëvrasje”, shkruan më tej media greke.
Në fund, gazeta greke mban një qëndrim të forte:
“Nga mënyra se si ka marrë çështja, lindin disa pyetje kryesore. Meqenëse vdekja e Katsifs i atribuohet ‘vetëvrasjes’, pse autoritetet shqiptare nuk folën për ‘vetëvrasje’ menjëherë pas incidentit, por për ‘ekzekutim’?
Ata nuk lejuan një ekzaminues mjekësor, një ekspert të familjes.
U deshën më shumë se 12 ditë për të dorëzuar trupin tek familja për funeralin.
Ata nuk publikuan material audiovizual nga kamerat e dronit, helikopteri dhe uniformat e RENEA-s.
Ata nuk i dorëzuan një dosje të plotë të çështjes me të gjitha detajet familjes.
Ata nuk paraqitën dëshminë më të vogël të askujt që e pa Katsifas duke drejtuar armën në gjoks dhe duke qëlluar veten.
Ata i bënë presion psikologjik prindërve të Katsifas.
Ata kërkuan shkatërrimin e rrobave të viktimës, të cilat ishin dëshmi”, mbyllet shkrimi. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?