Kriza e pazakontë në kampin opozitar, me përplasjen e pamendueshme deri dje Basha – Berisha, vijon dhe në drejtim të varfërisë ligjërimore të kreut zyrtar të PD-së.
Në një mesazh të fundit, Basha përcjell një bindje të tij politike “për ndryshim” me fraza tejet skematike, të pamundura për ngacmim apo frymëzim.
“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”, shkruan Basha në postimin e tij, shoqëruar nga një fragment fjalëmbajtjeje në parlament, ku tenton të krijojë profilin e një njeriu që s’ka lidhje me tranzicionin, e se ai është me rolin e ri për ta zhbërë të keqen shqiptare edhe post-komuniste.
Ndërkohë, edhe pse i vetëdeklaruar i djathtë, përdor kredo të majta, siç është ajo e “bukës”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/b8NW9yITPnc