Policia e Sarandës ka realizuar dy prangosje, një për ndërtim pa leje e tjetra për dhunim prone, shqetësim publik e mosbindje ndaj policisë.
Për rastin e parë, Policia thotë se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.2, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje”.
Ndaj, vijon më tej komunikata, “në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kollona dhe soletë betoni”.
Ndërsa për rastin e dytë thuhet se “nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës. Gjithashtu ky shtetas ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punojësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme”. /sarandacity.al/
212473 999270Very man or woman speeches need to seat giving observe into couples. Brand new sound system just before unnecessary men and women need to always be mindful of usually senior common rule from public speaking, which is to be the mini. very best man speaches 324345
789378 660911Some truly nice stuff on this web internet site , I love it. 698159