Ndërsa deputetja opozitare e Sarandës Ina Zhupa denonconte mosfunksionimin ende të Ekoampusit, një institucioni arsimor përfunduar vite më parë si godinë por që ende qëndron mbyllur, homologia e saj e krahut tjetër, Anila Denaj, takohej me struktura lokale të PS-së.
“Është gjithmonë frytdhënës diskutimi me drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste në Sarandë.
Ndajmë së bashku mendimet për koordinimin e veprimeve për zgjidhjen e problematikave, rritjen e angazhimeve në çdo nivel, për zgjerimin e bazës së anëtarësisë, përmes sistemit digjital, për të siguar një ndërlidhje sa më të fortë me bazën.
Të angazhuar për të ndarë vizionin e forcës sonë progresiste për zhvillimin e vendit dhe mirëqeverisjen”, shkruan Denaj.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim në lidhje me denoncimin e deputetes Zhupa.
Edhe më parë, as nga Arsimi, as nga qeverisja lokale, nuk është dhënë një shpjegim në lidhje me mosaktivizimin e Ekokampusit.
Kujtojmë se ky institucion qe dhe në premtimet e Ramës në fushatën e Lokaleve të vitit 2015. /sarandacity.al/