Kryebashkiakja e Delvinës që la mësimdhënien për drejtimin e qytetit, ka përcjellë një urim për ish-nxënës të saj në gjimnaz, të cilët sot nisën studimet e larta,
“Për të gjithë studentët qe nisin sot vitin akademik dhe në veçanti për ish-nxënësit e mi që ulen për herë të parë në auditorët e universitetit, uroj përzemërsisht shumë suksese dhe vit të mbarë!”, shkruan ajo, duke postuar dhe një foto kujtimi me ta.
Kryebashkiakja Qilimi ka qenë prej vitesh një arsimtare, derisa angazhimi politik e nxorri nga gjimnazi i Delvinës për ta zhvendosur në periferi të qytetit, te Bashkia, si kryetare e saj. /sarandacity.al/