Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ku përfshihet dhe Saranda, Damian Gjiknuri ia ka kushtuar pasditen e tij volejbollit.
Ai ka qenë pjesë e ndeshjes së zhvilluar prej vajzave të skuadrës së Flamurtarit në volejboll për moshat U-20 dhe U-18.
Gjiknuri shprehet se skuadra “Flamurtari” është krenaria e Vlorës.
Eshtë kjo një shfaqje tipike e një promocioni politik me nuance sportive, e cila ngjan si zgjatim i kreut të mazhorancës Rama, i cili hera-herës ofron shfaqje basketbollistike, si një ish i dikurshëm i Dimanos. /sarandacity.al/