Kryeministri Rama do deklaronte të hënën në një intervistë televizive se patjetër që ishte për një tjetër Reformë Elektorale, nga e cila të kishte dhe më pak bashki se nga ajo e vitit 2014, nga e cila u shkrinë të gjitha komunat.
Në zonë, ajo që u godit më tepër nga ndarja e re qe Delvina, e tkurrur si territory, në kurriz të së cilës fitoi Finiqi. Kjo efektoi dhe pasoja ekonomike, duke u katandisur në një bashki me pak të ardhura.
Po në një ndarje të re, Delvina do jetë dhe më e madhe apo ndoshta nuk do ekzistojë fare?
Dy janë mundësitë pra, sipas asaj çfarë parasheh Rama: O Finiqi i bashkohet Delvinës si bashki duke mos ekzistuar më si e tillë, gjë gati e pamundur të ndodhë për arsye të njohura politike në raport me fqinjin jugor – Greqinë, ose vetë Delvina shkrihet dhe i bashkangjitet Sarandës në bashki të madhe. /sarandacity.al/