Gledis Nano, drejtues i ri i Policisë së Shtetit, pasues në këtë detyrë i të dorëhequrit Ardi Veliu, synon ta zhdukë fare kanabisin nga harta e kultivimit dhe trafikimit.
Këtë ka parathënë ai në një prezantim të drejtuesve të rinj të strukturave vendore policore.
“Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/