Gledis Nano, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, e ka nisur detyrën duke u “treguar vendin” së pari vartësve të tij.
Në një operacion policor zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, u vunë në pranga një së uniformash blu, mes tyre dhe Shefi i Komsiariatit të Korçës.
Kjo pasi punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu, nga përgjimet është mësuar se punonjësit nuk kryenin kontrolle në disa lokale në qytetin e Korçës duke lejuar shkeljen e orës policore.
Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës.
Kjo valë ndëshkimore ka ardhur nga “një urdhër i drejtorit të përgjithshëm të policisë që të mos ketë asnjë tolerim për cilindo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën”, siç është cituar një zyrtar policie. Hetimet për dosjen janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.
Të pezulluar nga detyra:
Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar
Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie
Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. /sarandacity.al/
847577 597557I come across your webpage from cuil and its high quality. Thnkx for giving this sort of an incredible write-up.. 387901
978179 665681Reasonably unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or anything, website theme . a tones way for your client to communicate. Excellent task.. 410345
108396 585387As I web-site possessor I believe the content matter here is rattling wonderful , appreciate it for your efforts. You should maintain it up forever! Very best of luck. 836958