Një nga efektivët policorë të arrestuar së fundi nga një valë ndëshkimore mes uniformave blu, ka qenë vite me parë zyrtar policor në Sarandë. Më saktë, agjent krimesh. Fjala është për Jashar Shehun.
“Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ende nuk është zbardhur se çfarë konkretisht e ka çuar në pranga atë dhe kolegë të tij.
Ndërkohë, për ndëshkimet e tjera, ku përfshihet dhe arrestimi i shefit të Komisariatit të Korçës, është thënë se kanë lejuar paligjshmëri në dy raste: në trafikun e emigrantëve të paligjshëm nga Lindja, si dhe në oraret COVID të lokaleve. /sarandacity.al/