Vizitën e parë si kryeparlamentare, Lindita Nikolla e ka realizuar nmë Greqi. Ajo u takua në Athinë me homologun e saj grek Constantine An. Tassoulas.
Ky i fundit shprehu vullnetin e vendit të tij për të forcuar e zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe gadishmërinë e Parlamentit të Greqisë për të nxitur e mbështetur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve.
Znj. Nikolla nga ana e saj, tha se “Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme, partnere e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian”. /sarandacity.al/