F. T., arrestuar së fundi nën akuzën e vjedhjes me thyerje të një lokali në Lagjen 2, e ka provokuar jo pak herë burgun për të njëjtën arsye.
Fjala është për shtetasin Fatmir Taka, 4 herë i dënuar për vjedhje.
Konkretisht:
-Dënuar me 1 vit burg në shkurt 2016 per vjedhjen e disa pijeve ne një lokal në lagjen nr.1 ndodhur në 21.02.2016.
-Dënuar me 2 muaj burg në qershor 2017 për vjedhjen e një celulari në një rrobaqepësi në Lagjen nr.4, ndodhur në 24.06.2017.
-Dënuar me 8 muaj burg në janar 2018 për tentativen e vjedhjes së nje dyqani mishi në Lagjen nr.2, ndodhur në 14.10.2017.
-Në 11 prill 2020 është arrestuar në Lagjen nr.1 për vjedhjen e disa pijeve në një lokal dhe është liruar në 30.03.2021 ku është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Justifikimi sa herë kapet është se vjedh ose për të ngrënë ose për të pirë. /sarandacity.al/