25 vjet më parë, Saranda do përcillte mesazhin politik se në rrafshin lokal nuk do qe bastion i majtë, siç dhe ndodhi vitet pasuese.
Çapajev Zera, mësues rusishteje, do fitonte zgjedhjet lokale për kryebashkiak të Sarandës. Fjala është për zgjedhjet e 20 tetorit 1996, pak muaj pas zgjedhjeve të kontestuara të 26 majit, atyre parlamentare.
Zera do fitonte përballë një prej emrave simbol të PS-së në Sarandë, Astrit Llanaj, gjithsesi me kontestime nga kampi i majtë. Ishte një kohë që PD zotëronte një pushtet të fuqishëm, i cili do thyhej muaj më pas nga rënia e piramidave financiare, duke sjellë 97-ën tragjike.
Gjithsesi, politikisht, PD do niste një erë qeverisjeje lokale në Sarandë, e cila do kulmonte me dy mandate rresht, ato të Edmond Gjokës. /sarandacity.al/