Një shtetase në Dhërmi, në përplasje me ish-deputetin Alket Hyseni për shkak të disa pronave në bregdetin e atyshëm, pretendon se i është dëguar një mesazh kërcënues, pasi është qëlluar e vrarë papagalli. Ajo është Irini Buas, e cila ka denoncuar rastin dhe mediatikisht.
Tre vite më parë, kjo grua pretendoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501, e për këtë drejtori gishtin drejt ish-deputetit të Sarandës.
Nga ana e tij, Alket Hyseni, mohoi akuzat duke u shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konform rregullave. /sarandacity.al/