Me një urdhër të fundit nga ministri CCucci, IKMT do të nisë së shpejti shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen. Kreu i Rendit pati një takim me drejtues të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke diskutuar me ta vijimin e operacionit “Bregdeti Ynë”.
“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit.
Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të mirë të IKMT dhe Policisë së Shtetit kur është fjala te kontrolli i territorit dhe në mënyrë të veçantë te ndërtimet e reja që bëhen.
Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor dhe po vijon ende përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil. /sarandacity.al/