Deputetja opozitare e Sarandës e vizatoi me ngjyra të errëta situatën ekonomike në qytet, pas një ecejakeje politike nga biznesi biznes, për të konkluduar më pas në FB se “Situata shumë e vështirë e bizneseve të vogla dhe familjare kryesisht reflekton varfërinë dhe pamundësinë e çdo qytetari”.
“Bisedova me ta dhe më treguan se si po detyrohen të shkurtojnë personel, disa po mendojnë ta mbyllin e te japin ambjentin me qera nëse do interesohet kush! Ndërsa disa po e mbajne ende koston e rritjes vetë duke mos rritur cmimet por s’mund ta bëjnë për gjatë, pasi po përdorin ato pak para që fituan gjatë sezonit turistik në Sarandë”, është ajo çfarë shkruan deputetja, duke i përcjell publikun oponione biznesi që sipas saj ka marrë nga takimet me to.
Më pas ajo beson se partia e saj e ka zgjidhjen për këtë situatë.
“Si deputete e tyre ju shpjegova propozimin PD për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% per produktet e shportës si: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë.
Ky propozim çon ne uljen e cmimeve për keto produkte bazë dhe ndikon drejtëpërdrejtë ne xhepat e tyre!”. /sarandacity.al/