Deputetja e mazhorancës për Sarandën Anila Denaj mblodhi Asamblenë lokale të PS-së, duke informuar publikun se kjo ishte në funksion të një analize.
“Bëm një analizë të rezultateve të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe pëcaktuam detyrat e objektivat e ngarkuara nga Kryesia e PS, për zgjedhjet e ardhshme të Partisë”, shkruan ajo.
Për Denajn, PS duhet të rritet nga anëtarësime të reja.
“Zgjerimi i bazës së partisë dhe rritja e angazhimit për anëtarësimet e reja përmes procesit digjital është pjesë e punës së vazhdueshme”.
Dhe në finale, sipas saj, qëllim janë qytetarët, problematikat e tyre: “Me mjaft rëndësi është edhe adresimi i problematikave të qytetarëve, zgjidhja e tyre, si dhe koordinimi me pushtetin qëndror, me qëllim shtimin e investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve në dobi të komunitetit”. /sarandacity.al/