Regjistri digjital i anëtarësisë së PS-së ishte në fokus të një takimi që u zhvillua së fundi në selinë rozë. Kjo vuri pranë e pranë edhe bashkëkrahinorët, Gjinkurin dhe Denajn, që të dy në rolin e ti, i pari si Sekretar i Përgjithshëm, pra nr. 2 i PS-së, dhe dyta si Sekretare e Burimeve Njerëzore.
Gjiknuri tha se po zhvillohen konsultime hap pas hapi për punët e të gjithë Sekretariatit dhe fushave të përgjegjësisë.
Kjo, sipas tij, “synon të kemi sa më shpejt gati platformën dhe organizimin e ri elektoral, sikurse është regjistri digjital”.
Posti që mban Denaj, ai i shefes së Sekretariatit të Burimeve Njerëzore, është i pari në lloj në partinë më të madhe.
“Diskutuam mbi procesin e riorganizimit, si dhe hapat që po ndërmarrim për përgatitjen e platformës së re elektorale dhe ofrimin e shërbimit digjital të regjistrimit për anëtarësimet”, shkroi ajo./sarandacity.al/