Arrestimet më të fundit nga Policia e Sarandës kanë patur si kryefjalë “rrahjen”. Nga kjo e kanë pësuar një efektiv e një adoleshente.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të IEVP-së”, thuhet në komunikatën policore, duke vijuar em rastin tjeër: “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”. /sarandacity.al/