Ndërtimi i një murri rrethues në Ksamil, por pa leje, i ka kushtuar prangat një 46-vjeçari nga Konispoli. Kjo, sipas asaj çfarë thuhet në komunikatën policore të 24 orëve të fundit.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar një ndërtim pa leje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, i shtetasit A. D., 46 vjeç, banues në Konispol, pasi në Ksamil, u konstatua se ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje nga autoritetet kompentente”, thuhet në komunikatë. /sarandacity.al/
871646 122433I think 1 of your ads triggered my internet browser to resize, you might want to put that on your blacklist. 288033
573496 50952Superb post but I was wanting to know if you could write a litte more on this topic? Id be really thankful should you could elaborate a bit bit a lot more. Thanks! 837632