Ndryshime të reja kanë vijuar në Policinë e Shtetit nën drejtimin e kreut të ri Gledis Nano. Dhimitraq Ziu, i emëruar pak muaj më parë drejtor i përgjithshëm i Policisë Rrugore, transferohet në Durrës në postin e zëvendësdrejtorit për Rendin.
Vendin e tij e zë Altin Qato, që emërohet pra drejtor i përgjithshëm i Rrugores.
Më herët Qato ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorit në drejtorinë kundër krimit në policinë e shtetit.
Në shkurt të 2018 ai u emërua shef i komisariatit të Elbasanit, pozicion që e mbajti deri në prill të 2019.
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano bëri ndryshime, në nivel drejtuesish dhe zv.drejtorësh në qarqet e vendit.
Ndërkohë një ditë më parë u ndryshuan edhe shefat e komisariateve në Tiranë. /sarandacity.al/