PS, me gjuhën e nr. 2, kërkon që presidenti të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme lokale, ku veçon Shkodra dhe Durrësi.
Pra, ishte Gjiknuri ai që deklaroi se kjo duhet të ndodhë me patjetër, tashmë që dhe Venecia vulosi ligjshmërinë e 30 Qershorit të bojkotuar nga opozita.
“Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton. Brenda 45 ditëve ai duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi gati!”, tha Gjiknuri.
Nëse ndodh kjo, Rama është para bastit më të fortë politik të karrierës së tij: marrjen e Shkodrës.
Ky qytet, bastion i PD-së, vijon të qeveriset nga demokratja Voltana Ademi, e kjo për shkak të një problem me të kaluarën e Valdrin Pjetrit, i cili fitoi në 30 qershorin e bojkotuar. /sarandacity.al
177184 435159Typically I dont learn post on blogs, nonetheless I wish to say that this write-up very pressured me to try and do it! Your writing taste has been surprised me. Thank you, quite great write-up. 625896