Mondi Reçi dhe Aleksandër Reçi, janë dy të arrestuarit në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë, paraditen e së shtunës, kur një rojë pallati, 63- vjeç, i quajtur Hasan Imeri, u rrëzuar nga kati në kat, më saktë nga i 15-i në 14-in dhe si pasojë humbi jetën. Njëri është pronari dhe tjetri administratori i objektit ku ndodhi ngjarja kobzezë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin policor. /sarandacity.al/